Një numër i madh lëkundjesh janë ndjerë gjatë orëve të natës në Hamallaj të Durrësit, e cila që prej orës 11 të ditës së djeshme është epiqendra e disa tërmeteve.

Gjatë natës, janë ndjerë disa lëkundje të forta, nga 3-4 ballë. Më i forti është regjistruar në orën 02:09 të mëngjesit të së enjtes me epiqendër Hamallajn në Durrës.

Intensiteti i tij ka qenë 4.1 ballë i shkallës rihter. Ndërsa lëkundjet e fundit janë regjistruar në orën 04:20 me 3.1 ballë.

Nuk raportohet për dëme dhe as për persona të lënduar.

Sipas institutit të Gjeoshkencave, zona e Hamallajt vijon të mbetet mjaft aktive, ndërsa pritet që të ketë edhe lëkundje të tjera, duke marrë parasysh ritmin aktivitetit sizmik.

Artikulli paraprakSOT SEANCA E KUVENDIT/DY NISMAT E NXEHTA NË AXHENDË, LIGJI PËR AVOKATËT DHE TEATRI
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ NGA MBAPPE, NEYMAR TEK CAVANI, JA TOP-FORMACIONI