POLICIA NIS HETIMET PËR DJEGIEN E 3.8 HEKTARËVE.
Pas raportimit te diteve te fundit per 5 vatra zjarri ne fshatin micaj te rrethit te Pukes, njoftimet e sotme nga ky rreth bejne me dije se ne afersi te se njejtes zone, jane shfaqur edhe dy vatra te tjera zjarresh.

Sikurse edhe per zjarret e diteve te fundit, edhe per rastet e sotme, dyshimet jane per zjarrvenie te qellimshme, pavaresisht thirrjes se Policise dhe Shtabit te Emergjencave qe banoret te bashkepunojne kunder ketyre demtimeve masive.
Nderkaq, ne nje njoftim te policise se Qarkut Shkoder, thuhet se m,e date 19 gusht 2014 ka nisur procedimi penal per vepren “shkaterrim pyjesh”, e parashikuar ne nenin 150 te Kodit Penal. Per kete veper penale nuk ka ende autor te identifikuar, por policia njofton se prej zjarrit jane djegur deri tani 3.8 hektare pyje.

Artikulli paraprakRRITET FLUKSI I HYRJE-DALJEVE NË MURIQAN
Artikulli tjetërAFRIKANËT S’IA MBUSHIN SYRIN TRAJNERIT TË VLLAZNISË