Një ditë pas nisjes së sesioni të ri parlamentar ku opozita bojkotoi seancën, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë edhe ‘bilancet’ e institucionit që ai drejton.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Ruçi ka paraqitur arritjet e sesionit të kaluar parlamentar, ndërsa ka nënvizuar edhe miratimin e ligjit për Reformën në Drejtësi.

Po ashtu ai nuk la pa përmendur edhe disa nga mangësitë e sesionit të kaluar, ku një prej tyre ishte dhe mosmiratimi i projektligjit për Magjistraturën.

Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim.

Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i ‘Magjistraturës’.

Roli i Kuvendi u forcua dukshëm. Gjatë sesioni që lamë pas u depozituan 63 pr.ligje. U miratuan 55 ligje, nga të cilat me shumicë të cilësuar 26, dhe me konsensus 8 ligje.

Prej shtatorit u miratuan me konsensus 17 ligje, pra 1/5 e akteve të miratuara nga Kuvendi. Opozitës iu plotësuan të gjitha kushtet për të ushtruar shumicën qeverisëse”, tha Ruçi.

Artikulli paraprakPUTIN NË SERBI NË TETOR OSE NËNTOR
Artikulli tjetërGJYKATA E TIRANËS REGJISTRON PADINË E BALLËS PËR BASHËN