MINISTRIA E ARSIMIT KA HARTUAR PLANIN E NDËRHYRJES NË SHKOLLAT ME PROBLEME.
Kur na ndajne jo me shume se 30 dite, nga nisja e sezonit te ri arsimor ne sistemin parauniversitar, Ministria e Arsimit ka hartuar planin e masave per te nderhyre ne shkollat e qarkut te Shkodres.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur inspektimet jane kryer nga drejtoria e arsimit, kete vit, inspektoret kane zbarkuar nga ministria e linjes, te cilet se bashku me perfaqesues te pushtetit vendore kane hartuar planin e masave per te rikonstruktuar disa prej shkollave te Qarkut, mes te cilave behet fjale per 5 te tilla. Burime prane ministrise se Arsimit, bejne me dije se ne keto 5 shkolla te cilat jane te shperndara ne te gjithe territorin e qarkut, nuk jane te gatshme as kushtet me minimale te cilat mund te kthehet ne rrezik per nxenesit ne vitin e ri arsimor 2014-2015. Te ndara sipas njesive te qeverisjes vendore, nga keto shkolla, 1 do te rikonstruktohet ne Bashkine e Shkodres, do te rikonsstruktohet shkolla 9 vjecare ne komunen Gruemire, 1 shkolle 9 vjecare ne Komunen Berdice, shkolla e djegur gjate fillimit te ketij viti ne fshatin SHelqet ne Bashkine Vau Dejes, si dhe nje shkolle do te rikonstruktohet ne zonat malore te qarkut te Shkdres  ne komunen Shale. Megjithate, pavaresisht ketyre te dhenave ende nuk dihet se kur do te nderhyhet, kur koha per nisjen e sezonit te ri, thuajse se erdhi, apo duket se do te kemi serish te njejten situate sic ka ndodhur edhe gjate viteve te kaluara kur rikonstruksionet e shkollave kane nisur menjehere me nisjen e shkolles duke detyruar nxenesit te bejne mesim me turne, apo te transferohen ne shkolla te tjera larg banesave te tyre. Megjithate sezoni arsimor, thuajse ka trokitur, nderkohe qe drejtuesit e arsmit duket se duan te shijojne ne maksimum pushimet pa u shqetesuar, per tu kujtuar per arsimit vetem nje jave pare nisjes se sezonit te ri arsimor.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/PaUtm8Af0Bo?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]