Bashkia Shkodër ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku bën me dije se kryebashkiakja Ademi ka uruar kuqeblutë e Vllaznisë për sa më shumë suksese në sezonin e ri futbollistik.

Postimi: Kryetarja e Bashkisë, zj.Voltana Ademi i uron suksese Vllaznisë në sezonin e ri futbollistik. Përpara fillimit të seancës stërvitore të ditës së sotme, seancë që ishte e fundit në përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit, kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi ka takuar futbollistët dhe stafin teknik të ekipit të Vllaznisë për t’u uruar suksese në sezonin e ri futbollistik.

Në fjalën e saj para skuadrës, kryebashkiakja ka garantuar mbështetjen dhe, po ashtu, ka kërkuar seriozitet maksimal nga ana e të gjithëve për të nderuar ashtu si duhet emrin që përfaqësojnë. Ajo ka evidentuar disa probleme që u shfaqën një sezon më parë dhe, sipas saj, kurrsesi ato nuk duhet të shfaqen në sezonin e ri.

Kryetarja e Bashkisë gjithashtu ka vlerësuar edhe faktin tjetër se tek Vllaznia më shumë futbollistë shkodranë sesa sivjet, nuk ka patur asnjëherë këto vitet e fundit dhe për rrjedhojë, ata e kanë për detyrë të japin edhe më shumë për të nderuar veten, familjet e tyre dhe qytetin.

Në fund të takimit, zonja Ademi u ka bërë të ditur futbollistëve dhe stafit teknik se do të jetë pranë tyre edhe në ndeshjen e nesërme në Fier, për t’i dhënë gjithë mbështetjen e duhur Vllaznisë në mënyrë që ajo ta nisë me fitore kampionatin e ri.

/ Star Plus TV /

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbashkiashkodres%2Fvideos%2F1258919590880572%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”316″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]
Artikulli paraprakIRONIA E PATOZIT: TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN
Artikulli tjetërKINEMATOGRAFIA SHQIPTARE NË ZI, NDAHET NGA JETA HAJRIE RONDO