PREFERUARIT E LEXUESËVE,ROMANET DHE LIBRAT ARGËTUES .

 

Shkodranet e marrin nje liber me vete ne plazh. Pavaresisht veres se nxehte, shetitjeve dhe argetimeve te tjera qe ofron kryesisht deti, libri duket se vazhdon te mbetet nje rifreskim, se paku I mendjes.
Kete e vertetojne librashitesit e Shkodres, te cilet, te pyetur nga Star Plus, thone se gjate sezonit veror shitja e librave ka tendence rritjeje ne krahasim me periudhat e tjera gjate vitit.

Sikurse te rriturit ashtu edhe femijet, gjate pushimeve verore priren te lexojne sidomos romane, libra artistike, argetues jo te lodhshem per t’u lexuar, kryesisht kerkojne dicka clodhese ,qe nuk kerkon perqendrim maximal,qe t’iu pershtaten pushimeve.

Te preferuarit e lexueseve jane romanet, ndersa shitja e ndoshta edhe leximi I poezise vjen cdo vit e me teper duke u zbehur.  Sipas librashitesve nje nga faktoret ndikues  eshte edhe mungesa e prurjeve te reja.
Leximi I nje libri te jep mundesine qe te zhytesh ne nje bote te pafundme dijesh dhe explorimesh dhe mund t’I shijosh nen shezllonin ne breg te detit ose ne shtepine e pushimeve ne mal.