MINISTRI I BRËNDSHËM KËRKON LUFTË PA KOMPROMIS NDAJ DROGAVE
Lufta ndaj narkotikeve dhe masat per sezonin veror, ka sjelle ne Shkoder ministrin e brendshem Saimir Tahiri dhe te deleguarin e Bashkimit Europian ne Tirane Clive rumbold.

Gjate kesaj vizite, ministri tahiri i shoqeruar edhe nga drejtori i pergjithshem i policise se Shtetit ka zhvilluar nje takim me dyer te mbyllura me efektive dhe drejtues te policise se Shkodres, ku eshte vene theksin ne luften pa komromis ndaj kanabis satives.Sipas tahirit, i cili u ndal para mediave menjehere pas takimit, policia e shtetit eshte e vendosur ne luften pa kompromis ndaj krimit te organizuar por edhe garantimin e rendit dhe te sigurise gjate sezonit turistik per te gjithe pushuesit.
I ngarkuari me pune i Bashkimit europian ne Tirane, Clive Rumbold, gjate fjales se tij u ndal tek rendesia qe ka lufta ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar per shqiperine ne kete faze, pas marrjes se statusit te vendit kandidat. Sipas tij BE eshte e vendosur te mbeshtese policine shqiptare, organet e drejtesise dhe qeverine, per te luftuar keto fenomene, ne menyre qe shqiperia te hedh hapa te sigurte drejt rruges ne anetaresimin e plote ne bashkimin europian.

Burime prane policise se shkodres behet me dije se gjate ketij takimi, ministri tahiri ka kerkuar angazhim maksimal ne menyre qe shkodrea te dale nga harta e kultivimit te bimeve narkotike, e kontretisht zonat e veriut te vendit te cilat kane qene ne qender te aksioneve te bluve te shkodres per asgjesimin e plote te parcelave me kanabis sativa.  Deri tani në qarkun e Shkodrës janë sekuestruar vetëm 49 mijë rrënjë kanabis sativa.

[iframe width=”280″ height=”280″ src=”//www.youtube.com/embed/rS7BeTT_LUs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSITUATA NË KASTRAT, TAHIRI KËRKON BASHKËPUNIM
Artikulli tjetërPOLITIKANËT SHQIPTARË S’JAPIN LLOGARI