DREJTORËT RAJONAL I KTHEJNË PËRGJIGJE: JEMI TË GATSHËM PËR BASHKËPUNIM. Shumë problematika janë evidentuar në mbledhjen e parë për mbarëvajtjen e sezonit turistik në prefekturën e Qarkut Shkodër. Kryekomunari i Velipojës Pashko Ujka, si pika kryesore ku ka mbi 150 mijë pushues përmendi problemin e shezlloneve, ujrave të zeza apo edhe mbeturinave.

Të gjitha këto probleme për sezonin turistik sipas prefektit Paulin Radovani nuk kanë lidhje me zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Tashmë secila prej drejtorive në bashkëpunim me komunën e Velipojës do të bëjnë gati një plan për mbarëvajtjen e sezonit turistik.