Fëmijët janë grupmosha e cila ka rritur vëmendjen ndaj librit .Nga Biblioteka e qytetit te Shkodrës “Marin Barleti” vijnë të dhëna optimiste mbi rritjen e numrit të lexuesve edhe pse jemi në sezonin veror.

Rinia është një tjetër grupmoshë, sipas drejtorit Cuni e cila e ka rritur vëmendjen ndaj librit. Duket se kanë lënë mënjanë pak kohë botën e internetit dhe i janë rikthyer leximit.

Mosha e tretë është besnikja e përhershme e bibliotekës.

Interesi i librit është konstant cdo sezon veror thotë Cuni por ajo cka ndryshon është preferenca e librave me tematika të ndryshme që terheq lexuesin.

Në përgjithësi literatura që frekuentohet më shumë është letërsia artistike shqip dhe sidomos ajo e përkthyer.

Drejtuesit e Bibliotekës saktësojnë një tjetër tregues pozitiv është rritja e numrit të lexuesve të vegjël numri i te cilëve është gjithnjë ne rritje.