Nga Biblioteka e qytetit te Shkodrës “Marin Barleti vijnë të dhëna optimiste mbi rritjen e numrit të lexuesve edhe pse jemi ne mesin e sezonit veror . Drejtori I këtij institucioni Gjovalin Çuni thotë se është rritur interesi i emigranteve qe rikthehen ne vendin e tyre te lindjes te cilët vine çdo dite për te shuar kuriozitetin e librave shqiptare.

Drejtuesi Çuni , rrëfen se literatura që preferojnë qytetarët është e ndryshme dhe saktëson se ajo është e fokusuar kryesisht tek librat shkencorë gjate ketij sezoni veror por duke mos lëne mënjane edhe romanet e ndryshme te autoreve klasike. Në përgjithësi literatura që frenkuentohet më shumë është letërsia artistike shqip dhe sidomos ajo e përkthyer.Drejtuesit e Bibliotekës saktësojnë një tjetër tregues pozitiv është rritja e numrit të lexuesve të vegjël numri I te cilëve është gjithnjë ne rritje.

Artikulli paraprakRRËFIMI RRËNQETHËS I 20 VJEÇARJES SHQIPTARE NË BBC
Artikulli tjetërPUNIMET NË “LORO BORIÇI” ME RITMIN E DUHUR