Drejtoria e emergjencave civile dhe zjarrfikes në Bashkinë Shkodër bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për sezonin e verës. Përgjegjësi i repartit zjarrëfikës në Shkodër Ridvan Bushati tregon se është hartuar një plan masash konkrete për këtë sezon. Vëmëndje më shumë do ti kushtohet dy pikave turistike ndër më të preferuarat, Thethit dhe Velipojës, ku do tu ofrohet shërbim gjatë 24 orëve për sa i përket shërbimit zjarrfikës, mjeksor por edhe atij policor.

Përgjegjësi Bushati këshillon qytetarët të rujanë qetësinë dhe për çdo rast emergjentë te kontaktojnë në numrin 128 të vënë në dispozicion.

Gjatë sezonit të verës fillojnë të shfaqen problematikat e rasteve të zjarrit, Ndërkohë sipas përgjegjësit të zjarrfikses në Shkodër pavarësisht rritjes së temperaturave , shkak i vatrave të zjarrit pjesën më të madhe të rasteve është pakujdesia e qytetarëve.

Ndaj duhet të tregohen shumë të kujdeshëm në mënyrë që të parandalojnë çdo rrezik që mund të shfaqet si pasojë e rasteve të zjarrit në sezonin e verës.

Artikulli paraprak“800 MIJË VOTA MUND T’I SHOHË NË ËNDËRR”, TABAKU: ASKUSH S’E BESON MË RAMËN, TË GJITHË PO PRESIN QË TË IKË
Artikulli tjetërSHKARKIMI I AMBASADORES SHQIPTARE/ MEDIAT GREKE: ARDIANA HOBDARI ËSHTË E PËRFSHIRË NË VJEDHJEN E 100 PASAPORTAVE VITIN E KALUAR