Ky është Elsid Sekja, një i ri nga qyteti i Shkodrës që tregon ëndrrën e tij. Elsidi ndërsa ndodhet në vitin e tretë në degën Punë Sociale në universitetin “Luigj Gurakuqi” dëshiron që fëmijët e tjerë me aftësi ndryshe të mos kalojnë vështirësitë që ai pati.

Elsidi ka një mesazh për të gjithë personat me aftësi ndryshe që të mos ndikohen nga asnjë lloj paragjykimi.

Falë vullnetit të tij, Elsid Sekja kreu shkollën e mesme “Oso Kuka” me rezultate shumë të mira për të vijuar më pas studimet e larta. Me këmbëngulje i riu shkodran deri më sot ia ka dalë shkëlqyeshëm

Elsidi nuk mohon se në rrugëtimin e tij ka patur vështirësi por edhe paragjykime nga një pjesë e shoqërisë ndërsa ata nuk njihnin aftësitë e tij

Në vend të reagimeve ndaj paragjykimeve edhe kur ishte më i vogël por edhe tani Elsidi zgjodhi heshtjen

Ende edhe në Shkodër ka shumë mangësi edhe nga institucionet dhe jo vetëm për shërbimet dhe kushtet ndaj personave me aftësi ndryshe

Suela Durraj është një prej mësueseve që e motivoi Elsidin kur ai shkoi tek shkolla “Oso Kuka” para 7 viteve ndërsa shumë shpejt pau aftësi e jashtëzakonshme të Elsidit në shumë aspekte

Mësuesja e Elsidit sjell në vëmendje një prej historive që duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë ne.

Elsid Sekja është praktikant tek shkolla “Oso Kuka” aty ku kreu të mesmen dhe merret me temat sociale kryesisht gjatë orëve të mësimit me nxënësit. Sot në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe Elsidi mori 10 nxënës të shkollës “Oso Kuka”

dhe bashkë me to shkoi tek shkolla speciale “3 dhjetori” në mbështetje të fëmijëve atje por edhe për të përcjellë mesazhin e ndërgjegjësimit për të gjithë shoqërinë.