Ministrja Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur me gjuhën e shifrave sa i sezonit të ri shkollor. Gjatë konferencës, të zhvilluar mesditën e sotme, Shahini ka deklaruar se këtë vit shkollor kanë përfituar libra falas rreth 220 mijë nxënës në rang vendi, e ndërsa theksoi se në bankat e shkollës janë ulur 480 mijë nxënës, përfshirë këtu edhe arsimin profesional.

“Libra falas është rreth 220 mijë. Klasa e parë dhe fletore pune do i zëvnedësojmë nga viti në vi. Kemi parë nga vitet e kaluara që fletoret e punës nuk mund të zëvendësohen, që t’i përdorim në vitet në viijm.

Reth 85% e librave të përdorura vjet do të përdoren edhe sivjet. E di shumë mirë, që nëse tregojnë kujdes me librat që marim, mund t’i përfshijnë më nismën e librave falas edhe klasën e 5-6. Të gjithë nxënësit e parauniversitar punojnë me kurrikula të reja që kanë lidhje më të mirë me lëndët e tjera. Tekstet, një pjesë e së cilës janë adoptuar një autorët e huaj dhe të adaptuar me realitetin Shqiptar. Parashkollori Shqipëria lider në rajon.

Në total sivjet regjistrimet janë 455 mijë nxënës nga klasa 1-12.. 480mijë nxënës përfshirë edhe me nxënësit e arsimit profesional. Rënia e numrit të nxënësve në shkolla, jo ekskluzivitet i Shqipërisë. Nga viti në vit rreth 10 mijë nxënës më pak në Shqipëri, trendi i rënies së nxënësve në pauniversitet, nga 1992 deri sot. Braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë drastike dhe tërheqja e nxënësve nga 9-vjeçari në gjimnaz është më i lartë. 4000 mijë nxënës nuk kanë vazhduar gjimnazin, në kohën e Berishës, ndërsa sot 1300 falë politika tona. Vendi sot ka 1000 mësues ndihmës”, tha Shahini.

Artikulli paraprakLEZHE, ARRESTOHET 49-VJEÇARI, IU GJET NE BANESE 6 KG KANABIS SATIVA
Artikulli tjetër“JORDAN MISJA”, VIT I RI SHKOLLOR NË GODINË TË VJETËR