Një djalë nga Gjilani i ka bërë shantazh ish-të dashurës së tij duke i kërkuar 1200 euro nëse nuk donte t’i shihte të publikuara në internet, fotot e saj intime.

Policia e Kosovës e arrestoi të riun me iniciale F.F dhe bëri të ditur se ai “me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror për vete apo person tjetër, përmes telefonit, ka shantazhuar ish të dashurën e tij A.A, që t’i sigurojë 1200 euro ose në të kundërt, do t’ia publikonte fotografitë intime në rrjete sociale dhe te familjarët e saj.

Me këto këto veprime aii ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Prokuroria, menjëherë pas njoftimit të këtij rastit nga Rajoni i Policisë së Gjilanit, e ka dërguar personin në paraburgim 48 orë pasi ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, asgjësimit të provave, rreziku i ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Artikulli paraprakPO SHKATËRRON HETIMIN NDAJ TAHIRIT, OPOZITA PADIT ARTA MARKUN
Artikulli tjetërPËRPLASI ME MAKINË 6- VJEÇAREN, PRANGA SHOFERIT