Lulishta pranë Shatërvanit në qytetin e Shkodrës po shkon drejt amortizimit çdo ditë. Kjo zonë e qytetit është shumë e frekuentuar gjatë ditës nga qytetarë të cilët një pjesë të kohës së lirë e kalojën këtu. S

hqetësues për këta paraqitet fakti se lulishtja nuk mirëmbahet dhe ruhet nga institucioni përgjegjës. Mungesa e gjelbërimit, e një pike që furnizon me ujë të pijshëm apo ndriçimi janë problemet që hasin çdo ditë të moshuarit e qytetit të Shkodrës.

Degradimi i kësaj lulishte ka krijuar pakëkanqësi të shkodranëve. Disa herë i kanë bërë thirrje institucioneve për krijimin e kushteve më të mira të kësaj lulishteje por deri tani, nuk ka patur asnjë ndërhurje.

Nga ana tjetër, lulishtja e ndodhur në një pikë strategjike të qytetit bën që turistët që zgjedhin të bën që vizitorët që vizitojnë qytetin e Shkodrës të përballen më një lulishte, që nuk përmbush as kushtet minimale për të qenë e tillë.

Artikulli paraprakRAMA: SOT KAM KOMUNIKIM ‘LIVE’ ME SHTËPINË E BARDHË
Artikulli tjetërVELIPOJË, RRUGA E RE DREJT SHEMBJES