Në SHBA, Një djalë vetëm 9-vjeçar ka qëlluar me armë dy fëmijë të tjerë të së njëjtës moshë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit në ambientet e jashtme sportive të një shkolle në Kaliforni.

Autoritetet njoftuan se fëmijët kanë marrë plagë të lehta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja që ka shokuar opinionin publik vjen vetëm një ditë pasi dy adoleshentë, 14 dhe 16 vjeçar, mbetën të vrarë nga një bashkëmoshatar i tyre.

Megjithatë, policia nuk bëri asnjë lidhje mes ngjarjeve edhe pse distanca mes shkollave është vetëm 50 kilometra larg.

Artikulli paraprakRAMA I KUJTOI ‘XHIKE QAMILIN’, PËRGJIGJET META: NUK TALLEM ME KUSHTETUTËN, TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE FLAKË
Artikulli tjetërI DËNUAR ME VDEKJE PËR VRASJEN E TË DASHURËS, PETICIONI I 2.9 MILIONË NJERËZVE E SHPËTON NGA EKZEKUTIMI