VRET 4 FËMIJËT DHE GRUAN. SHPËTON VETËM VAJZA 15-VJEÇARE .

Një masakër e vertetë në familje ka ndodhur gjatë natës në Houston te Teksasit, në Shtetet e Bashkaura te Amerikes.
Vajza 15-vjecare sinjalizoi policinë se babai i saj po bënte masakër me armë. Policia tha se një person ka hapur zjarr pas një sherri familjar. Grindja ka degjeneruar, duke bërë që babai të vriste 4 fëmijët e tij dhe një cift të rriturish.
Vajza 15 vjeçare e autorit është plagosur dhe është në gjendje kritike. Ajo njoftoi se babai kishte në plan të vriste dhe gjyshërit.
Të vdekur mbetën dy djem të moshës 4 dhe 14 vjec, dy vajza 7 dhe 9 vjec, një burrë 39 vjec dhe gruaja e tij, 33 vjec.
30-vjecari i armatosur, përfundimisht iu dorëzua policisë pas tre orësh negociatash.
Ai u ndalua në automjetin e tij ku qëndronte me një armë duke kërcënuar policinë.
“Nuk thoshte asgjë, vetëm na shikonte”, thanë policët në castin që e arrestuan.
Ky ishte incidenti i fundit i rëndë në Shtetet e Bashkuara nga dhuna me armë.
Presidenti, Barack Obama, tha se Amerika duhet të bëjë diçka për shqyrtimin e “ndërgjegjes dhe mendjes” për kontrollin e armëve.