MOTI PËRFSHIN VEÇANËRISHT LINDJEN E VENDIT .Moti i ashpër ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vecanërisht lindjen e vendit ku temperaturat kanë shënuar disa gradë nën zero.Ekspertët sinoptikanë kanë parashikuar ulje të mëtejshme të temepratuarve dhe rritje të ngricave deri në vendet jugore si Atlanta .

Meteorologët thonë se i ftohti i ashpër ka ardhur si pasojë e një mase ajrore polare e cila ka ardhur nga jugu i Kanadasë. Gjatë kësaj jave moti pritet të tjerë i thatë dhe pa shumë stuhi. Por, thuajse i gjithë vendi do të mbulohet nga bora, teksa tashmë në Çikago bora ka arritur afërsisht 15 centimëter kurse më pak ka rënë në Washington DC.Sipas shërbimit kombëtar të motit barrën më të madhe të dimrit këtë vit po e mban Dakota. Vendi është përfshirë nga një i ftohtë tepër i ashpër dhe erëra të forta. Gjithashtu Minesota është përfshirë nga rrymë arktike ajri e cila ka sjellë të ftohtin më të madh të viteve të fundit. Temperaturt bien nën zero cdo ditë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa kjo javë do të shënojë edhe kulmin e dimrit.