RRETH 150 MAKINA U PËRSHINË NË AKSIDENTIN QË NDODHI PËR SHKAK TË NGRICAVE NË RRUGË.Një aksident masiv në superstradën “Interstate 94″ të Miciganit ka detyruar autoritetet të evakuojnë zonën pasi në mesin e makinave të përfshira ishte edhe një kamion i ngarkuar me acid formic dhe një tjetër me fishekzjarre.

 

Rreth 150 makina u përshinë në aksidentin që ndodhi për shkak të ngrica në rrugë por kur dy makinat me lëndë të rrezikshme u përshinë nga flakët, autoritetet ndërhynë për të larguar banorët nga zona e rrezikut.

Policia tha se zona që ndodhet në jug të Miciganit, u evakua në një rreze prej 5 kilomerash, nga frika e një shpërthimi të mundshëm, por pas djegies së gjithë sasisë së acidit formik, situata e emergjencës u tërhoq.

Sipas autoriteteve shëndetësore acidi formic mund të shkaktojë irritim të syve, lëkurës dhe fytit.

Si pasojë e përplasjes një person mbeti i vdekur, 10 u plagosën dhe 6 makina me trajlera morën flakë, ndërsa gjithë fishekzjarret u dogjën. Në total në aksident u përfshinë rreth 150 makina.

Superstrada Interstate 94 që lidh – liqenet e mëdha me zonat malore në qendër të shtetit, u mbyll për disa orë në të dyja kahet.

Ky raportohet si aksidenti më i rëndë deri tani si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë rajonin. prej ditësh miduesti dhe bregun lindor në SHBA po përballen me temperature të acarta dhe reshje të shumta dëbore.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE