Johnson & Johnson duhet t’i paguajë 4.7 miliard dollarë femrave që e akuzojnë se u ka shkaktuar kancer në vezore, si pasojë e pranisë së asbestit në pudër.

Vendimin e ka marrë një juri e St .Louis në fund të procesit që zgjati pesë javë dhe në të cilin janë dëgjuar shumë ekspertë. Johnson & Johnson ka njoftuar që do të apelojë vendimin.

‘Vendimi është rezultat i një procesi të padrejtë’ pranon Carol Goodrich, zëdhënëse e Johnson & Johnson. Produktet e shoqërisë nuk përmbajnë asbest dhe nuk shkaktojnë kancer në vezore, shton Goodrich, duke parashikuar që vendimi do të hidhet poshtë’.

Juria e St.Louis vendosi në fillim që kompania të dëmshpërblejë 22 gratë, që kanë bërë padi me rreth 25 milion dollarë secila rreth 550 milion dollarë, por pasi u mblodh sërish për rreth një orë ka ndryshuar vendimin me 4.7 miliard, duke i dhënë secilës grua, 4.59 miliard dollarë.

Gjatë procesit ku gratë deklaruan se ishin sëmurë me kancer në vezore ato kanë përdorur tone të ashpra ndaj Johson & Johson:

’E dinit që produkti juaj i pudrës përmbante asbest dhe e keni fshehur informacionin për publikun, duke mbrojtur imazhin e borotalkut për fëmijë’, ka thënë avokati i tyre Mark Lanier.

’Johson & Johnson ka shtuar ai- ka trukuar testet për të evituar të tregojë prezencën e asbestit’.