Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ditën e sotme ka bërë një tjetër njoftim të rëndësishëm për shtetasit e saj në Shqipëri që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita jo parlamentare dhe që e radhës pritet që të jetë në datë 25 maj.

Ambasada u kërkon shtetasve të saj që të kenë kujdes pasi në tubimet e fundit, 11 dhe 13 maj protestuesit kanë përdorur pajisje shpërthyese, bomba molotov dhe mjete të tjera të dhunshme, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni” është njoftimi i ambasadës për shtetasit e saj. Ambasada e SHBA ka dënuar dhunën në protestën e 13 majit nga opozita shqiptare.
Mesazhi i plotë nga ambasada e SHBA-së

Pikat që duhet të shmangen
Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë)
Zyra e Kryeministrit (Tirana)
Ndërtesa të tjera qeveritare (Në të gjithë vendin)
Rrugët kryesore në të gjithë vendin

Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshme. Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën, disa demonstrues kanë përdorur pajisje shpërthyese dhe molotov.

Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së ju drejtohet që të shmangni të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Monitoroni mediat për përditësime.
Jini të vëmendshëm për mjedisin që iu rrethon
Mbani një profil të ulët

Artikulli paraprakNJË NGJARJE E RËNDË TRONDIT EUROSONG
Artikulli tjetërVIDHNIN NAFTËN E KOMPANISË DHE E SHISNIN ATË, ARRESTOHEN DY PUNONJËSIT