QYTETARËT VOTOJNË PËR TË ZGJEDHUR KONGRESIN.Qytetarët amerikanë votojnë sot për të zgjedhur kongresin, gjë e cila mund të ndryshojë  kontrollin e Senatit të SHBA dhe të përmbysë prioritetet e politikave për dy vitet e fundit të Presidentit Barak Obama.

Gara është shtrënguar në të paktën dhjetë shtete, duke përfshirë Karolinën e Veriut, Koloradon, Kansas, Ioëa dhe Alaskan.Megjithatë, sondazhet tregojnë një prirje të përgjithshme në favor të republikanëve, pas rritjes së pakënaqësisë në nivel të përgjithshëm të presidentit Barak Obama.Analistët mendojnë se republikanët do të zgjerojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kanë shanse për të marrë edhe shumicën në Senat. Ata kanë nevojë për gjashtë vende që të kenë maxhorancën e senatit.Kurse presidenti Barak Obama përballet me presionin për të bërë ndryshime në Shtëpinë e Bardhë, nëse partia e tij humbet. Sipas një sondazhi të kryer nga  “Reuters”, 75 % e të anketuarve besonin se administrata ka nevojë të rishqyrtojë disa nga çështjet më kryesore më të cilat po përballet Amerika, kurse 64% mendonin se  Obama duhet të zëvendësojë një pjesë  të mirë të stafit të tij pas zgjedhjeve.Sot  votohet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, si edhe për 36 nga 100 vendet e Senatit dhe 36 nga 50 postet e guvernatorëve.Ndryshe nga vitet e tjera, ku zgjedhjet në mes të mandatit përqendrohen në çështje të brendshme, këtu ka një përqendrim të madh në konfliktet e jashtme, si Shteti Islamik, kriza në Lindjen e Mesme dhe virusi vdekjeprurës i Ebola. Gjithashtu këto zgjedhje kanë kushtuar 4 miliardë dollar, më të kushtueshmet deri tani.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Z4T1DZdCIOc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]