SHBA,Nishani në takimin e Iniciativës Globale Clinton, takon ish-presidentin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë sot edhe në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton, ku ndoqi seancën e hapjes me temë: “Partneriteti nëpërmjet Prosperitetit Global”. Synimi i takimit të këtij viti i kësaj Iniciativë është që të përkthejë idetë në veprime e rezultate konkrete në terren, në mënyrë që të sigurohet një jetesë më e mirë për të gjithë, të ndihmohen komunitetet të zhvillohet, dhe të promovohet një mjedis i qëndrueshëm në mbarë botën. Presidenti Nishani, gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet u takua shkurtimisht edhe me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkua, Bill Clinton, si dhe autoritete të tjera të huaja dhe amerikane.