RRITET NUMRI I VIKTIMA, SITUATA EMERGJENTE .Në York-u Perëndimor prej disa ditësh është përfshirë nga reshje të mëdha bore, pas një stuhie të çuditshme që përfshiu liqenet e mëdha, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën shtatë personave.Situata më e keqe paraqitet në Baffalo,

qytetin në afërsi të ujëvarës Niagara, i cili është mbuluar nga 2 metra dëborë.Guvernatori i Neë York, Andreë Cuomo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 10 qarqet, duke urdhëruar angazhimin e trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar banorët.Pamjet tregojnë rrugët dhe imazhet e grumbullimit të dëborës nëpër shtëpi, garazhe dhe rrugët e bllokuara.Kjo ka bërë që shumë shoferë të ndalohen pasi rreth 140 milje e rrugëve nga Neë York drejt liqeneve Erie dhe Ontario kanë qenë të mbyllura. Personeli i emergjencës shprehet se ka rënë aq shumë dëborë sa ç’bie zakonisht për një vit të tërë.Stuhitë e fuqishme që kanë përfshirë zona të mëdha në Neë York janë shpjeguar nga specialistët si dukuria e ‘efektit liqen’, e cila ndodh kur ajri i ftohtë lëviz përreth liqeneve të mëdha, duke sjellë lagështi dhe dëborë të madhe në zonën përreth liqeneve, ndërsa në zonat përreth është praktikisht e padëmshme.

 

Artikulli paraprakPDK-LDK PËR QEVERINË E RE
Artikulli tjetërVELIPOJË, MBI 300 PERSONA NË PROKURORI