SHKAK I PËRPLASJES NJË MAKINË E CILA ISHTE NË BINARË, EVAKUOHEN BANORËT. Shtatë  të vdekur dhe 12 të plagosur është bilanci i përplasjes tragjike të një treni pasagjerësh me një makinë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas infomacioneve makina ishte mbi binarë dhe pas përplasjes së fuqishme lokomotiva e trenit është përfshirë nga flakët.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëhrë  evakuimin e pasagjerëve që ndoheshin në bordin e trenit. Mes viktimave ishte edhe shoferja e automjetit, ndërsa 6 të tjerët ishin pasagjerë të trenit. Një zëdhënës i hekurudhës ka thënë se disa autobusë ishin dërguar për të marrë udhëtarët nga vendi i ngjarjes. Mediat amerikane shkruajnë se në tren ndodheshin afërsisht 800 pasagjerë, të cilët ishin nisur nga stacioni qëndror i trenit në Nju Jork me destinacion Ëassaic, i cili ndodhet në  jug-lindje të Nju Jorkut. Sipas zëdhënësit Aaron Donovan, makina kishte ngecur në shina. Shoferja kishte zbritur të shikojë se çfarë kishte ndodhur, më pas ka hipur sërish në makinë, por në përpjekje për të nxjerrë mjetin ka  ndodhur goditja fatale. Nga përplasja makina thuajse fluturoi 120 metra. Nuk është ende e qartë se pse kishte ngecur automjeti, por aksidenti përveç viktimave shkaktoi panik dhe bllokim të hekurudhës. Vitin e kaluar, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit lëshoi vendime mbi pesë aksidente që kanë ndodhur në hekurudhë në 2013 dhe 2014, duke kritikuar metronë për kushtet dhe duke i kërkuar asaj përmirësimin e tyre.

Artikulli paraprakSITUATA NË RRUGËT RURALE TË QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetër9 JANARI, POLICIA ARRESTON DY PUNONJËS POLICIE TË IMPLIKUAR