Ky është Arben Bregu, një 50 vjeçar nga Shkodra që u arrestua për llogari të drejtësisë amerikane. Star Plus Televizion ka arritur të sigurojë pamjet filmike në momentin e arrestimit të tij por edhe foto të këtij operacioni.

Kanë qenë vetë shërbimet amerikane që bënë të mundur arrestimin e tij. Shtetasi Arben Bregu u arrestua në bashkëpunim me njësinë speciale policore amerikane “Joint Shield” dhe policinë vendore të Shkodrës. Arben Bregu është arratisur dhe kërkohej nga shteti i Florids në SHBA për akuzën e vrasjes së shkallës së parë.

Pasi të ekstradohet drejt SHBA-ve Arben Bregu rrezikon të përballet me një dënim të mundshëm kapital, ‘dënim përjetë’. Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se 50 vjeçari është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi është i dënuar atje për veprën penale të vrasjes. Përveç Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe njësisë speciale policore “Joint Sheild” të SHBA në këtë arrestim ka marrë pjesë bashkë me policinë e Shkodrës edhe “Interpol Tirana”.

Policia e Shkodrës bën të ditur se arrestimi i 50 vjeçarit u bë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Shtetasi Arben Bregu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval të Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një person, pas një konflikti mes tyre. “Interpol Tirana”, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që bëri të mundur arrestimin është organi përgjegjës për Operacionet e kapjes së të arratisurve jashtë SHBA-ve dhe ka punuar prej disa muajsh me njësinë “Joint Shield” për të lokalizuar këtë të arratisur.

Me ndihmën e Drejtorisë së Policisë Shkodër i arratisuri u prangos dhe tashmë “Interpol Tirana” po kryen të gjitha veprimet ligjore për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara.

Artikulli paraprakPAGA E LUFTES, MINISTRJA DENAJ: 87% E SUBJEKTEVE TË PARASHIKUARA KANË APLIKUAR
Artikulli tjetërBARDHAJ, “RREZIKOHEMI NGA RRJETI ELEKTRIK”