Gjatë intervistës së tij për VOA, pas takimit, Rama bëri këtë paralelizim lidhur me Trump.

Kryeministri Edi Rama edhe në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ku u takua me presidentin Barack Obama dhe zv/presidentin Joe Biden, nuk e kurseu retorikën e tij të ashpër ndaj kreut të republikanëve Donald Trump. “Nuk dua të di fare se çfarë mund të thotë njëri apo tjetri, por di të them që ata që në Shqipëri zgjedhin Trump para meje janë për t’u mëshiruar. Mes Bashës dhe Trump unë zgjedh Bashën pavarësisht se s’do ta zgjidhja për asnjë arsye. Por nëqoftëse Basha midis meje dhe Trump zgjedh Trump është zgjedhja e tij,” u shpreh Rama.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA TREGON PËR VIZITËN NË SHTËPINË E BARDHË
Artikulli tjetërISH-MINISTRI TAFAJ SHPALLET I PAFAJSHËM