Autoritetet amerikane e kanë cilësuar sulmin e 6 dhjetorit në bazën ushtarake amerikane në Florida, ku mbetën të vdekur 3 kadetë dhe tetë të tjerë u plagosën, akt terrorist.

Për ngjarjen Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar njëzet e një kadetë saudite.

Një fakt më unik sesa i rrallë duke pasur parasysh që Riadi është ndër aleatët më të mirë të Uashingtonit. Motivimet e masave të ndërmarra janë shumë serioze: shprehje e ndjenjave anti-amerikane ose pro xhihadit dhe posedimi i materialeve të pornografisë për fëmijë.

Më 6 dhjetor kadeti 21-vjeçar Mohammed Alshamrani kishte hapur zjarr në bazën e Pensacola duke vrarë tre kolegë dhe duke plagosur tetë të tjerë.

I riu ishte vrarë më pas nga policia. Hetimet u vonuan për shkak të vështirësive të autoriteteve në çkodimin e celularëve të agresorit.

Artikulli paraprakKANALET E VENECIAS POTHUAJSE THAHEN DY MUAJ PAS VËRSHIMEVE
Artikulli tjetërRRËFEHET YLLI I FUTBOLLIT QË U SHPALL TRADHTAR NË TURQI: ERDOGAN MË MORI GJITHÇKA QË KISHA, PUNOJ SI TAKSIST DHE SHES LIBRA NË SHBA