Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër shpërndarje në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Sherif të Qarkut Harford konfirmoi të shtënat pranë rrugëve Spesutia dhe Perryman në Aberdeen.

Guvernatori i Maryland Larry Hogan e përshkroi skenën si “të tmerrshme”.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër ngjarjen e tmerrshme në Aberdeen. Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Shteti është gati të ofrojë mbështetje,” tha Hogan.

Mediat amerikane thonë se një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri. Ndërkohë janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.