Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 20 persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtenat me armë në qytetin e San Bernardinos në Kaliforni.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër të shërbimit për personat me aftësi të kufizuar. Departamenti i forcave speciale të këtij lokaliteti njoftoi në Twitter se po i përgjigjej thirrjes për një incident me 20 viktima dhe se ka nisur punën për kontrollin e vendit të ngjarjes. Dyshohet se sulmi me armë është kryer nga tre persona të veshur me uniformë ushtrie dhe që dyshohet se ishin edhe të veshur me antiplumb. Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja ABC News: 12 viktima nga të shtënat me armë zjarri Ora 21:20 Zona ku ndodhi krimi eshte aktive Policia e San Bernardinos ka deklaruar në Facebook se zona është aktive dhe duhet shmangur. Po ashtu ka filluar evakuuimi.

Artikulli paraprakTË BURGOSURIT DO TË PËRFITOJNË NGA AMNISTIA NË FUNDVIT
Artikulli tjetërVENDIMI , QEVERIA ZERON KAMATVONESAT KUNDREJT NJË PAGESE MINIMALE