Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtues vendor në sallën e këshillit bashkiak Shkodër. Ministri e nisi fjalë e tij me luftën kundër krimit të organizuar.

Nisur nga ngjarjet dhe vrasjet e bujshme të vitit kaluar ministri Lleshaj tha se krimi dhe kultura nuk mund të qëndrojnë bashkë në një qytet si Shkodra.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi i tha ministrit se një ndër problemet kryesore është korrupsioni në zyrat shtetërore.

Ministri Lleshaj iu përgjigj kryebashkiakes Ademi duke thënë se korrupsioni në institucione është një turp që duhet ndalur me ndihmën e të gjithëve.

Në këtë takim përveç çështjes të zgjedhjeve vendore, korrupsionit, adresave apo kartave të identitetit u ngritën edhe probleme për turizmin apo emergjencat civile të cilat kërkojnë zgjidhje.

PUBLICITET