Një pjesë e sapo rinovuar e Murit të Madh kinez është shembur pasi javëve të dendura të shiut në rajonin verior.

Mendohet se shkak janë riparimet e fundit në strukturën shekullore.

Seksioni i dëmtuar është ngjitur me vendin historikisht të të rëndësishme Pass Yanmen në qarkun Dai dhe është mbyllur që nga data 22 korrik dhe autoritet lokale të turizmit po marrin masa emergjente për ta riparuar.

Kritikët janë shprehur se projektet e rinovimit në pjesë të ndryshme të Murit të Madh e kanë dobësuar themelin e strukturës, duke e bërë më të ndjeshëm ndaj erozionit dhe kolapsit.