Një 24-vjeçar është mbuluar nga dheu në Has. Për fatin emirë, falë ndihmës së parë, ai ndodhet jashtë rrezikut në spital.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golaj, ku S. D., 24 vjeç, duke transportuar gurë me një karrocë dore, për t’i hedhur në një trashe, për grumbullimin e ujit, aksidentalisht është mbuluar nga shembja e dheut, i cili e ka zënë poshtë.

Pas dëmtimeve në trup, ai u dërgua në spital e ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 28.10.2018, në fshatin Golaj, shtetasi S. D., vjeç 24, banues në Golaj, duke transportuar gurë me një karrocë dore, për t’i hedhur në një trashe, për grumbullimin e ujit, aksidentalisht është shembur dheu,

duke e zënë poshtë, i cili ka pësuar dëmtime në trup, u dërgua në spital e ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.
.