Shënohet viktima e parë në Shkodër si shkak i borës. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së Enjtes në hyrje të qytetit të Shkodres, ku shembja e tavanit të karburantit Gega Oil, la te vdekur 47 vjeçarin Tonin Loci punonjës në këtë pikë karburanti.

Pas shembjes së strehës së karburantit Gega Oil personi nuk ka mundur të lëvizë duke u bllokuar aty dhe gjetur vdekjen.

Edhe pse i kanë ardhur në ndihmë kolegët ata nuk kanë arritur ta nxjerrin që aty për shkak të rëndësës që kishte streha e karburantit. Është dashur ndërhyrja më anë të një vinçi për të bërë të mundur ngritjen e tavanit dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Ndërsa Sherbimi zjarrfikes mberriti ne zone dhe nderhyri bashke me forcat policore

Ne karburant u be stakimi i energjise dhe u vendos perimetri i sigurise, ndersa trupi i pajete i 47 vjeçarit pasi eshte nxjerre nga karburanti Gega Oil, u dergua ne morgun e spitalit rajonal.

Grupi hetimor po punon per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Ndërkohë një tjetër karburant i kompanisë Gega Oil u shemb si shkak i peshës së borës në të njëjtën natë kur humbi jetën punonjësi Tonin Loci i cili gjithashtu punonte tek një pikë e Gega Oil.

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Kryqezimi i Fermentimit” në Shkodër në një kohë të përafërt me ngjarjen tjetër. Në rastin e dytë nuk pati të lënduar.

Edhe aty mbërriti një grup hetimor ku nisi punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shembja e dy karburanteve të Gega Oil brenda natës është një alarm për të gjitha institucionet për të bërë kontrollet e duhura të këtyre subjekteve sa i përket sigurisë në të tilla raste.

Pas Korçës Tonin Loci është viktima e dytë që humb jetën nga bora.

PUBLICITET