Besimtare te shumte nga Famullia e “Shen Rrokut” në Bushat e Rranxa, ju bashkuan festimeve te festes se “Shen Rrokut” ne famulline kushtuar ketij pajtori. Mesha solmne u kremtua ne kapelen e varrezave te fshatit Rranxa, ku famullitari i zones u ndal tek vepra e “Shen Rrokut”, si dhe nevoja e riperteritjes se besimit ne mes brezave. Pas meshes se shenjte, kryetari i Bashkisë Vau-Dejës Zef Hila ka dhënë urimin përkatëse.

Festa e Shen Rrokut percillet ne cdo familje te fshatrave te komunes Bushat, ku gostia e shtruar i kushtohet pikerisht ketij shenjtori. Ne kete date, 16 Gusht me pare festohej dhe dita e fundit e veres, me rite pagane qe simbolizojne dhe nisjen e sezonit te te korrave.

PUBLICITET