RITET FETARE TË 16 GUSHTIT, QË DIKUR ISHTE DITA E FUNDIT E VERËS.
Festa e Shen Rrokut ka mbledhur besimtare te shumte ne famulline me te njejtin emer ne Rranxa Bushat, pikerisht ne kapelen e varrezave te fshatit ku u celebrua mesha solemne kushtuar ketij shenjtori.

Ne fjalen drejtuar besimtareve famullitari i kishes se Rranxave por te gjithe sherbyesit qe drejtuan meshen e shenjte, folen jo te vetem per veprat e Shen Rrokut, por per nevojen e besimit dhe riperteritjes se ketij besimi ndermjet brezave.Pas meshes, prane vellezerve te Nene Terezes ne Bushat , kryetari I komunes dhe nje perfaqesi e pushtetit vendor kane zhvilluar nje vizite me rastin e kesaj feste, e cila percillet ne menyre madheshtore nga komuniteti I kesaj zone per cdo vit. Kreu I Komunes Bushat, Zef Hila beri dhe urimet e rastit per te gjithe besimtaret e zones.Festa e Shen Rrokut percillet ne cdo familje te fshatrave te komunes Bushat, ku gostia e shtruar I kushtohet pikerisht ketij shenjtori. Ne kete date, 16 Gusht me pare festohej dhe dita e fundit e veres, me rite pagane qe simbolizojne dhe nisjen e sezonit te te korrave.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/OiSr6WHFEoU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]