Festa e Shën Valentinit, në Shkodër këtë vit nuk ka krijuar atmosferë festive sikurse vitet e kaluara. Duket se me kalimin e viteve, po vihet re një zbehje e atmosferës për të festuar 14 shkurtin

Lidhur në këtë pjesë, deri diku kanë ndikuar edhe mundësitë e reja pë të festuar këtë festë. Shumë qytetarë preferojnë të festojnë këtë ditë të shënuar me partnerin edhe jashtë qytetit të Shkodrës, larg zhurmës dhe monotinisë të paktën për një ditë.

Por, nuk mungojnë as rastet kur agjensitë turistike bëjnë ulje të çmimeve, duke i dhënë mundësinë të dashururarve të festojnë Shën Valentinin edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Ndërkohë, qytetarët që zgjodhën ta kalojnë këtë festë në qytetin e Shkodrës, nuk u kursyen për të dhuruar lule e kryesisht trëndafila pë partneret e tyre. Megjithatë luleshitësit thonë se ka patur një interes të lartë të qytetarëve që blejnë lule për ti’a dhuruar partnerit apo parteneres

Legjenda thotë se Shën Valentini bëri martesë ilegale dhe ai u burgos dhe roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër dhe ai e shëroi atë, dhe ata te dy u dashuruan në njëri tjetrin dhe prifti para se të vdiste i dërgoi vajzës nje letër që ia shprehi ndjenjat e tij dhe kjo ditë u quajt dita e Shën Valentinit dhe festohet në shumë vende të botës.