SIPAS TIJ, DEPUTETI I SHKODRËS RA PRE E KURTHIT, DUHET TË LARGOHET NË AUSTRALI. Shenasi Rama, themeluesi dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike dhe lëvizjes së Dhjetorit ’90 ndjek me vëmendje nga New York gjithçka ndodh në Shqipëri.

Poston qëndrimet e tij në facebook, jep intervista apo opinione për situatën politiko- sociale në Shqipëri.Dhe në rastin e deputetit Tom Doshi, pas publikimit nga ky i fundit të akuzave se Ilir Meta kishte urdhëruar dhe paguar vrasjen e tij, dhe deklarimeve të Tahirit se gjithcka ishte e sajuar, ka një këshillë. “Si po shkon puna, edhe mbas fjalimit te Sajmir Tahirit, perfundimi qe del nga e gjithe kjo zallamahi eshte se Tom Doshi ka dashur te vrase veten. Meqe Spartak Videocanta kerkoi video ne Kuvend, Dash Peza tha se ishte Miku i Edi Rames, dhe Sali Mashtruesi tha se kishte pasur rastesisht dy vete qe ishin tek tavolina ngjitur, nuk pritej perfundim tjeter. Tome, nuk njihemi, por nje keshille prej meje se familjet tona kane pasur miqesi tash 200 vjet: merr do pare e shko ne Australi…” Shenasi Rama, aktualisht, mban gradën, “Doktor i Shkencave Politike”, nga Universiteti i Kolumbias, në Nju Jork dhe jep mësim në NYU dhe në Universitetin e Kolumbias. Tom Doshi ka pasaporte australiane