Frekuentimi i plazhit te Shengjinit në muajin nentor konsiderohet diçka e rrallë per vizitoret qe ishin te shumte ne kete bregdet gjate fundjeves, por duket se ditët e ngrohta me diell po japin ndikim pozitiv në këtë drejtim.

Vizitorë të ardhur nga Kosova, qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vendas kanë zgjedhur Shëngjinin për të pushuar nën rrezet e diellit dhe temperaturave te larta te rralla per stinen e vjeshtes.

Ka nga ata pushues qe kritikojne pushtetit vendore dhe i bejne thirrje që të jetë me prezente në pastrimin e vijes bregdetare si dhe largimin e qenve dhe lopeve ne bregdet te cilet po i japin kesaj zone nje imazh te shemtuar.

Këtë periudhë, pushuesit vlerësojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit, duke deklaruar se do vijojnë ta frekuentojnë plazhin derisa moti t’i favorizojë.