Katër punonjës të OSHEE-së janë arrestuar, pasi nuk i faturonin energjinë elektrike pronarit të një hoteli në zonën e Shëngjinit. Të arrestuarit janë, tre specialistë leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE dhe një nga Lezha; A. Sh. 34 vjeç, B. Sh. 42 vjeç, J. D. 27 vjeç dhe G. M. 31 vjeç. Gjithashtu, është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie me akuzën e vjedhjes së energjisë pronari i hotelit M. N. 64 vjeç, banues në Lezhë.

Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga hoteli duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë. Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka vijuar hetimet e mëtejshme, duke finalizuar operacionin “Task – Group”.

Si rezultat këtij operacioni është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim”, për shtetasit e lartpërmendur.

Sipas policisë Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat hotel, në pronësi të shtetasit M. N., duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTË PËRNDJEKURIT PËR DËMSHPËRBLIMET: PO NA SOROLLASIN
Artikulli tjetërMBËRRIN NË SHQIPËRI ARKIVOLI ME TRUPIN E NËNTETARES, ZARIFE HASANAJ “DËSHMORE E ATDHEUT”