Dy vajza te moshes 14 dhe 15 vjecare, turiste nga Kosova jane shpetuar nga roja bregdetare ne zonen e ranes se hedhun ne Shengjin. Roja bregdetare kishte pikasur nje grup te rinjsh qe po lundronin me varke jashte kufizuesve te plazhit.

 

Por nga numri i larte i personave varka u permbys jashte zones se sigurise per notim. Si hero i dites Lucjano Marku rrefen momenti qe ka pare vajzat qe po mbyteshin ne dete. Pavaresisht distances se larget ai thote qe arrita ti shpetoja pa u fundosur, pasi ishin larg nga te tjeret.

 

Marku gjithashtu thote se edhe jeta ime ishte ne rrezik, pasi e kisha te pa mundur ti mbaja ne krahe siper ujit. Edhe pse ne distance te larget vrojtuese Lucjano Marku arriti ti rikuperonte ne kohe te dy vajzat qe nuk dinin te notonin dhe ti nxirrte ne breg duke rrezikuar jeten e tij.

 

Ai tregoi se gjate transportit te tyre kishte pire mjaft uje duke u perpjekur qe ti mbante te dyja vajzat pa u fundosur. Rojet bregdetare kryjne nje rol te rendesishem ne shpetimin e jeteve njerezore. Ne plazhin e shengjint edhe kete vit ka patur te mbytur ne plazh, ku ne disa zona mungojne vrojtuesit e plazhit.