Sektori i turizmit në Shqipëri është kthyer në një mundësi biznesi edhe për shtetasit Kosovar. Në Shëngjin numërohen 250 biznese sezonale në fushën e shërbimeve që administrohen nga shtetas Kosovar. Ata thonë se klientët e tyre janë të ndryshëm, por numrin më të madh e zënë bashkëkombasit e tyre.

“Jemi mirë. Kam rezistuar 10 vite. Deri para 5 vitesh ishim shumë mirë. Tani të ardhurat janë më të dobëta. Vetëm se duhet të investohet më tepër. Deri sa të kem jetë këtu e kam mendjen, nuk lëvizi nga këtu. 70% e klientëve janë prej Kosove dhe 30 % të huaj e shqiptarë. Klientët më të shumtë janë Kosovarë.”

Shqetësim për sipërmarrësit kosovarë dhe vendas në Shëngjin mbetet sezoni turistik mjaft i shkurtër.

“Do të doja që shteti Shqiptar të zgjaste sezonin. Të na lejonte që të funksiononim nga 1 maji”

Në këtë mënyre Shëngjini gjatë stinës së nxehtë mund të konsiderohet si qyteti i kosovarëve, pasi tashmë ata nuk i janë drejtuar kësaj zone vetëm si pushues por i edhe për bizneset e tyre.