Duke respektuar thirrjen e ezanit nga xhamia nisi aktiviteti kfetaro-kulturor në qendër të qytetit tek busti i Nënë Terezës në 2-vjetorin e shenjtërimit të saj.

Gjatë fjalës së tij famullitari Dom Vlash Palaj foli për varfërinë e cila është në rritje, gjë të cilës Nënë Tereza i kushtoi jetën e saj.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në vend të një fjalimi zgjodhi të përcjellë vargjet e shenjtores Nënë Tereza.

Ky aktivitet u pasurua me mesazhe të shenjtores Nënë Tereza të interpretuara nga aktorët e Shkodrës, këngë fetare apo edhe pjesë koreografike pranë bustit të bamirëses së madhe shqiptare.

 

Artikulli paraprakSHKODËR 4 TË ARRESTUAR, SEKUESTROHEN ARMË DHE MJETE
Artikulli tjetërI SEKUESTROHEN 5 MILIONË EURO LEZHJANËVE TË ARRESTUAR NË SPANJË