5 shtatori, dita e “Shën Terezës”, është përshëndetur nga politikanët kryesorë shqiptarë. Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një reagim në Facebook, shkruan se kjo ditë është një ditë përkujtimi e respekti mbarëkombëtar.

Reagimi i Metës:

Dita e Shën Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë shqiptarët dhe botën katolike në tërësi! Shën Nënë Tereza, është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kurrfarë kushti dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan, pa dallim kombësie, race, feje apo përkatësie shoqërore.

Dita e sotme, që shënon kremtimin e Shenjtërimit të saj, është një dite feste, përkujtimi e respekti mbarëkombëtar ndaj veprës humane, hyjnore e të paharruar të Shenjtores sonë.

Në shembullin e saj, kjo ditë na fton të gjithëve, të hapim horizonte të reja, gëzimi e shprese, mirëkuptimi e dashurie për ata që kanë aq shumë nevojë.

E bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë, me veprën e saj na fton të ruajmë si sytë e ballit bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi ynë ka kultivuar e përsosur ndër shekuj.

Me mesazhin e saj nuk duhet të harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit. “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Le të na shërbejë kjo porosi e Shën Nënë Terezës, simbolit të çdo nëne shqiptare, si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për këdo që ka sot nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.”

Me rastin e ditës së “Shën Nënë Terezës”, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, në Facebook. Rama shkruan se fjalët e Nënë Terezës, e ndihmojnë në vështirësitë e jetës.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”.

Ditë të paqme.”-shkruan Rama në Facebook.

Nënë Tereza u shpall shenjtore në një ceremoni në 4 shtator 2018, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën ShënTereza e Kalkutës.

Në ceremonë e zhvilluar në Vatikan morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe personalitete nga e gjithë bota.

Artikulli paraprakVRASJET NË SHKODËR, RENEA RRETHON SHKODRËN, SNAJPERA DHE MAKINA TË BLINDUARA
Artikulli tjetërAKSIONI I RRUGORES NË LEZHË, 12 TË ARRESTUAR PËR LEJE DREJTIMI DHE KONSUM ALKOOLI