Ngjarja ka ndodhur pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.

Po kështu në konflikt janë përfshirë dhe familjarë e njërës palë, të cilët mësohet se janë pronarët e ambientit të biznesit ku ndodhi sherri.

Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene” brenda së cilës ishin babai dhe djali i tij.

Në videon e publikuar nga “BW”, duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve .

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.