Një sherr mes dy personave në Elbasan gati i ka marrë jetën një 29-vjeçari. Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan,

ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve, ku njëri prej tyre kishte dhe armë të ftohtë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76, 22 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakGRABITET ÇANTA ME 10 MIJË EURO, POLICIA KAP DY AUTORËT
Artikulli tjetërRREH TURKUN NË VENDIN E PUNËS, ARRESTOHET ELBASANLLIU