NGJARJA NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT.Dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri me thika mbrëmë pas mesnate në Shkodër.Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur Dollari.

Nga burimet policore mësohet se shkak i grindjes ka qenë një konflikt banal mes të rinjve, pas një debati në një nga lokalet e zonës.Më pas ata janë përleshur me thika edhe jashtë lokalit.Si pasojë e plagëve të marra, një prej të plagosurve u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.Policia e Shkodres ka bërë shoqërimin e 4 personave të cilët dyshohet se kane lidhje me këtë ngjarje.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/MY1PL9u-WkU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]