Një konflikt ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar.

Policia njofton se i riu që është plagosur aksidentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinj, O.D dhe E.C janë konfliktuar dhe O.D ka qëlluar me armë zjarri. Aksidentalisht është plagosur i riu M.M megjithëse nuk kishte lidhje me konfliktin.
Njoftimi i plotë

Informacion paraprak

Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Artikulli paraprakPOLICIA AKSION NË SHKODËR PËR TË KAPUR KLEMENT BALILIN
Artikulli tjetërKAPET ME DROGË NË MAKINË, ARRESTOHET 36 VJEÇARI