Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka dhunuar nënën. Vait Muça 51 vjeç banues në Muçaj, sipas policisë, pas një debati në familje ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij H.M.76 vjeçe.

E moshuara është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.