Një sherr banal në një lokal në Klos ka përfunduar me një person të plagosur. Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të premteje ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Autori është shtetasi Selami Rami, 35 vjeç i cili u arrestua nga policia.

“Në verandën e një lokali në Klos shtetasit S.R, rreth 28 vjeç, dhe shtetasi G.P, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin ku shtetasi S.R, ka plagosur me thikë shtetasin G.P”, sqaron policia.

I demtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.